Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:32 - 24 Tetor, 2020

schedule 07:32 - 24 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb dita nis me mot të kthjellët në vendin tonë dhe vranësira të lehta. Ndërsa duke ju afruar mesditës vranësirat bëhen me të shpeshta, por sërish nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë pjesës së

parë të ditës. Por pasditja sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i motit të kthjellët deri në pasdite kur vranësirat bëhen të

dukshme në zonat perëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë MV , por pa shi.

Rajoni dhe Evropa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë në Veri dhe Lindje të Evropës vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu. Po ashtu pjesërisht europa jugore mbetet me vranësira dhe shira. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet Evropa qendrore dhe Evropa Juglindore./abcnews.al/