Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira do të dominojnë gjatë paradites në të gjithë vendin, më të dendura paraqiten përgjatë kufirit Lindor, kryesisht Juglindja dhe Verilindja duke gjeneruar reshje dëbore. Ndersa pasditja dhe mbrëmja vijojne me mot të kthjellët dhe vranësira në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në zonat malore deri në 10°C në bregdet.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al