Parashikimi i motit për ditën e sotme

schedule07:20 - 19 Maj, 2020

schedule 07:20 - 19 Maj, 2020

Gjatë ditës së sotme pritet që në të gjithë vendin të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Sipas MeteoAlb, në zonat verilindore vranësirat do të sjellin reshje afat-shkurtra. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë të larta gjatë paradites dhe në mesditë, duke luhatur vlerat nga 15°C deri në 35°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar dallgëzimi 2 – 3 ballë.