Parashikimi i motit/ Largohet i ftohti siberian, temperaturat rriten me disa gradë

schedule07:58 - 25 Janar, 2024

schedule 07:58 - 25 Janar, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, moti relativisht i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas- mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-verilindore dhe ekstremin juglindor, por nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 – 3 gradë rritje në mengjes, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatrur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!