Parashikimi i motit, kthjellime e reshje shiu gjatë ditës, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:36 - 17 Shkurt, 2025

schedule 07:36 - 17 Shkurt, 2025

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verilindor do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Ndërsa; në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen maksimumet me 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara.

Por parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat kufitare me Shqipërinë duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore; Temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes, por ulen maksimumet me 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 6°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë, por herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore.

Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë reshje të pakta dëbore;

Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes, por ulen maksimumet me 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 8°C maksimalja në rang territori.

Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor

Europa

Brigjet e detit të Zi dhe brigjet e Egjeut do të mbeten me vranësira të dendura dhe reshje shiu; të cilat herë pas here do të jenë me intensitet të lartë; Gjithashtu; me vranësira dhe reshje të dendura dëbore do të paraqiten rajoni i Balltikut si edhe Lindja e kontinentit ku reshjet do të jenë intensive.

Ndërsa; pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të paraqitet me mot të qëndrueshëm ku moti i kthjellët, por i ftohtë do të jetë dominant; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta më origjinë verilindore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!