Parashikimi i motit, kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:51 - 9 Gusht, 2024

schedule 07:51 - 9 Gusht, 2024

Sipas MeteoAlb deri në mesditë; Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme ku në zonat verilindore dhe juglindore do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu; herë pas here shirat paraqiten në formë shtrëngate.

Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 37 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta; Ndërkohë; pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë Kosovën ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 17°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 33°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Gjakovës.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë moti në republikën e RMV; ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë zonave në kufi me Shqipërinë duke rrezikuar momente me rrebeshe shiu, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të RMV; edhe pse vranësirat do të jenë të pranishme nuk priten reshje.

Situata e motit stabilizohet në mbrëmje dhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Europa

Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë; reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.

Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të mbeten ishujt Britanikë dhe vendet e Europës Lindore ku priten vranësira; rrebeshe shiu; shoqëruar nga mini-stuhitë e breshrit, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; me kthjellime dhe temperatura të larta do të mbeten sërish; Gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit; gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!