Sipas MeteoAlb edhe nesër mbetemi në ndikimin e masave ajrore verilindore duke kushtëzuar alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas here në gjysmën lindore të vendin gjatë paradites.
Mesdita sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 16°C në jugperëndim.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Rajoni dhe Evropa
Evropa perëndimore vijon me vranësira dhe reshje shiu. Gjithashtu reshje dëbore do ketë sërish Evropa Veriore dhe Lindore. Ndërsa qendra dhe jugu i kontinentit mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Kosova
Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare gjatë paradites.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të kthjellëta por të freskëta do të diktojnë kushtet e motit në MV, duke diktuar mot të kthjellët gjatë gjithë ditës./abcnews.al/