Parashikimi i motit, gjatë ditës do të ketë vranësira të shpeshta, por temperaturat arrijnë deri në 36 gradë

schedule07:45 - 3 Shtator, 2024

schedule 07:45 - 3 Shtator, 2024

Sipas MeteoAlb vendi ynë përgjatë gjithë 24- orëve pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Ndërsa në orët e pasdites; vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë në zonat përgjatë kufirit Lindore dhe Jugor rrebeshe afat-shkurtra shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që janë zhvendosur mbi rajonin Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës, duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëve Kosova të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë dominante gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës. Ndërsa vranësirat theksohen në pjesën e dytë të ditës, ku më të fokusuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke sjelle reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së martë parashikohet të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në territorin e vendit. Kthjellimet pritet që më të dukshme të jenë gjatë paradites në një pjesë të mirë të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites do të shtojnë përkohësisht vranësirat në të gjithë vendin, duke sjellë momentet me reshje të pakta shiu. Përsa i përket, temperaturat e ajrit do rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang vendi.

Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Europa

Britania e Madhe dhe Europa Veriore pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu Europa Qendrore dhe gadishulli Iberik paraqiten me vranësira të shumta dhe reshje shiu, ku herë pas here reshjet në këto rajone të kontinentit do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore parashikohet të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.

Po ashtu përmirësohen kushtet atmosferike edhe në Europën Lindore, duke bërë që në pjesën më të madhe të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!