Parashikimi i motit: Dita nis e kthjellët, por me temperatura të ulëta

schedule07:13 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 07:13 - 1 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb mot i kthjellët, por i ftohtë do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites, si pasojë e masave ajrore me origjinë nga verilindja e kontinentit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ndjeshëm në mëngjes por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin në territorin e Kosovës gjatë paradites.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me mot të kthjellët, por të ftohtë.

Maqedonia e Veriut

Mbetemi me mot të kthjellët por të ftohtë edhe në MV thuajse gjatë gjithë ditës. Edhe pse orët e mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor.

Rajoni dhe Evropa

Evropa Qendrore dhe Lindore mbeten më temperatura të ulëta, vranësira dhe reshje dëbore.

Po ashtu reshje shiu vijojnë të kenë Brigjet e Egjeut.

Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesërisht Veriun dhe Jugun e kontinentit./abcnews.al/