Sipas MeteoAlb mot i kthjellët, por i ftohtë do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites, si pasojë e masave ajrore me origjinë nga verilindja e kontinentit.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ndjeshëm në mëngjes por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin në territorin e Kosovës gjatë paradites.
Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me mot të kthjellët, por të ftohtë.
Maqedonia e Veriut
Mbetemi me mot të kthjellët por të ftohtë edhe në MV thuajse gjatë gjithë ditës. Edhe pse orët e mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër territor.
Rajoni dhe Evropa
Evropa Qendrore dhe Lindore mbeten më temperatura të ulëta, vranësira dhe reshje dëbore.
Po ashtu reshje shiu vijojnë të kenë Brigjet e Egjeut.
Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesërisht Veriun dhe Jugun e kontinentit./abcnews.al/