A mjaftojnë vetëm gjobat ndaj shoferëve për të parandaluar aksidentet?

schedule17:06 / 04/10/2019

Vdekshmëria nga aksidentet rrugore ka pësuar një ulje të lehtë, por serish është e lartë, krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian.

Ekspertët e sigurisë rrugore sugjerojnë praninë e efektivëve të veshur civile, në kryqëzimet më problematike.

Numri i aksidenteve rrugore me vdekje në Shqipëri vijon të jetë i lartë krahasuar standardin e vendeve të Bashkimit Evropian.

Pavarësisht nismave të ndërmarra nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve përsëri, fenomeni është prezent.

Kalimtarët që nuk respektojnë vijat e bardha dhe tejkalimi i shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve janë dy nga arsyet e aksidenteve me pasojë fatale.

Për ekspertin e Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, efektivët e policisë, duhet të jenë prezent në kryqëzime si edhe të monitorojnë trafikun më automjete civile që të mos dallohen nga pjesa tjetër e qytetarëve.

Si masë shtesë për të ulur numrin e aksidenteve, eksperti thekson se, duhen ashpërsuar dënimet për drejtuesit e automjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të qarkullimit rrugore.

Gjatë 8-mujorit të 2019 u aksidentuan rreth 1400 persona nga 1500 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndërsa në gusht humbën jetën 22 persona 5 më pak se një vit më parë./ABC News Albania 24/7

 

schedule17:06 / 04/10/2019