Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Si po godet lufta ekonominë? Eksperti: Zgjatja e konfliktit mund të çojë në recesion global

schedule14:33 - 16 Prill, 2026

schedule 14:33 - 16 Prill, 2026

TIRANË- Konflikti në Iran po ndryshon tregtinë globale dhe po riformëson ekonominë botërore.

Balancat janë luhatur tashmë, me vendet që riorientohen drejt gjetjes së partnerëve të rinj tregtarë, sa më pak të ekspozuar ndaj konflikteve.

Parashikimet për ekonominë janë bërë të vështira në këto kushte, në një kohë kur ende nuk ka një dritë në horizont për t’i dhënë fund luftës.



Studiuesi për politikat e qendrueshme, Djego Abedinaj, i ftuar në “Money Report” u shpreh se në rast se konflikti në Iran do të vazhdojë, atëherë situata ekonomike do të përkeqësohet në të gjithë botën.

Ndërkohë, Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e ka përjashtuar faktin që ekonomia globale mund të “zhytet” në recesion. Eksperti Nuredinaj theksoi se ky skenar është i lidhur drejtpërdrejt me fatin e luftës.

“Jemi në muajin e dytë të konfliktit. Situata mbetet alarmante. Duket ende e vështirë të arrijmë në recesion të ekonomisë globale. Por nëse lufta vazhdon, atëherë gjithçka është e mundur për këtë skenar”, tha ai.

I pyetur mbi mënyrën se si po ndikohet Shqipëria në këtë panoramë të konfliktit, eksperti tha se kostot në ekonominë tonë janë rritur.

“Varemi kryesisht nga produkte që vijnë vendet e tjera, absolutisht që e shton kostot në ekonominë tonë, absolutisht kostot do të rriten nëse konflikti vazhdon.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!