Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Iranin do të jenë shumë të dhimbshme

schedule20:44 - 9 Prill, 2026

schedule 20:44 - 9 Prill, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur optimizëm se një marrëveshje paqeje me Irani është pranë, në prag të një misioni diplomatik të udhëhequr nga zëvendëspresidenti J.D. Vance në Pakistani.

Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump u shpreh se udhëheqja iraniane tregohet më e hapur në bisedimet private sesa në deklaratat publike.

“Ata flasin shumë ndryshe kur negociojnë sesa kur i drejtohen shtypit. Ata janë shumë më të arsyeshëm”, tha ai, duke shtuar se Teherani ka pranuar kushtet bazë për një marrëveshje.



Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, pasojat do të jenë “shumë të dhimbshme”.

Ndërkohë, armëpushimi i brishtë mes SHBA-së dhe Iranit po vihet në provë, teksa operacionet ushtarake izraelite vijojnë në jug të Libani, një zonë ku operon Hezbollah.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!