Paralajmërohen Real dhe Chelsea, UEFA: Lojtarët e pavaksinuar nuk luajnë në Francë

schedule14:35 - 20 Janar, 2022

schedule 14:35 - 20 Janar, 2022

UEFA ka marrë një vendim të ri sa i përket Ligës së Kampionëve. Kjo vjen për shkak të rasteve të shumta të infektuarve me Covid-19, që kanë detyruar disa skuadra edhe të shtyjnë ndeshje të rëndësishme.

UEFA ka vendosur që lojtarët e pavaksinuar të mos luajnë në ndeshjet që zhvillohen në Francë.

Ky vendim më shumë “godet” Chelsea dhe Real Madrid, ngase disa yje kanë refuzuar vaksinën anticovid.

Kësisoj, në rast që lojtarët nuk pranojnë të vaksinohen do të mungojnë në ndeshjet që zhvillohen në stadiumet franceze. Kujtojmë, se Chelsea në raundin e 16-të përballet me Lillen, derisa Real Madrid takohet me PSG-në. /f.a/abcnews.al