Paralajmërimi: Një krizë urie e lidhur me Covid-19, më vdekjeprurëse se vetë sëmundja

schedule14:12 - 12 Korrik, 2020

schedule 14:12 - 12 Korrik, 2020

Pandemia e koronavirusit deri më tani ka marrë më shumë shumë e gjysmë milioni jetësh nga e gjithë bota, ndërsa raste të reja konfirmohen çdo ditë.

Një raport i realizuar nga Oxfam paralajmëron se kriza e urisë, e përkeqësuar nga pandemia e Covid-19 mund t’u marrë jetën akoma më shumë njerëzve ditë pas dite. Sipas raportit, uria mund të marrë më shumë jetë sesa vetë virusi.

Vlerësohet se të paktën 12,000 persona mund të vdesin në ditë nga uria e lidhur me Covid-19 në fund të këtij viti, sipas Oxfam.

Për krahasim, të dhënat nga universiteti Johns Hopkins tregojnë se dita më vdekjeprurëse e pandemisë deri më tani ka qenë 17 prilli, kur u regjistruan 8,890 viktima.

“Pandemia është goditja e fundit për miliona njerëz që aktualisht janë duke luftuar me impaktin e konflikteve, ndryshimeve klimaterike, pabarazive dhe me parregullsitë e një sistemi të ushqimit që ka varfëruar miliona prodhues ushqimi dhe punonjës,” u shpreh drejtori ekzekutiv i përkohshëm i Oxfam-it, Chema Vera në një njoftim.

Mes problemeve të tjera, shumë persona kanë mbetur pa bukën e gojës si shkak i humbjes së të ardhurave nga papunësia, ulja e pagave, mungesa e mbështetjes sociale për ata që punojnë në ekonominë informale dhe ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit dhe pengesat me të cilat përballen nga prodhuesit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!