Paralajmërimi i zyrtarit të OBSH: Duhet të keni kujdes, maskat nuk zëvendësojnë karantinën

schedule19:17 - 13 Prill, 2020

schedule 19:17 - 13 Prill, 2020

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave shëndetësore në OBSH i ka bërë thirrje botës që ta konsiderojë me kujdes kthimin në jetën normale.

Ryan është shprehur se është e rëndësishme që vendet që po konsiderojnë lehtësimin e masave ta kenë parasysh se maskat nuk janë ekuivalente të karantinës.

Zyrtari i OBSH shtoi më tej:

“Çdo gjë që ne bëjmë rreth shëndetit publik prek çdo diçka tjetër. Pra, presioni që kanë njerëzit për t’u rikthyer në punë do të jetë shumë i fortë.., por ne nuk duam që njerëzit të bëjnë zgjedhje të vështira, dhe në disa mënyra mendojnë se vendosja e një maskë, është njësoj si të qëndrosh në shtëpi dhe raportimi i faktit që ju jeni të sëmurë tek autoritetet “.

Ryan theksoi gjithashtu se vendet që po konsiderojnë lehtësimin e masave duhet të tregohen shumë të kujdesshëm.

“Ekziston një presion të madh që njerëzit të kthehen në punë apo në shkollë për të marrë pjesë në jetën e përditshme. Nuk dua të jem personi në shtëpi me ethe, dhe me detyrimin për të shkuar në punë ku mund të bëj një llogaritje që në vend që të marr telefonin dhe të telefonoj mjekun apo autoritetet e shëndetit publik dhe të kërkoj një test dhe një diagnozë për të cilën unë mendoj se vendosja e një maskë, është një përgjigje e përshtatshme për atë situatë. Dhe kjo është diçka për të cilën duhet të kemi kujdes, ”shtoi Ryan. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!