Paralajmërimi i virologut: Ky është shteti i radhës që mund të përballet me 1 valë të dytë Covid-19

schedule19:01 - 24 Qershor, 2020

schedule 19:01 - 24 Qershor, 2020

Gjermania do të përballet me një valë të dytë koronavirusi nëse nuk merren masa në kohë lidhur me rastet e reja që po konfirmohen në vend. Paralajmërimi është bërë nga një virolog i lartë i vendit.

Christian Drosten, Drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Charité në Berlin, tha se është i shqetësuar thellësisht nga rritja e rasteve në vend.

“Unë nuk jam optimist se brenda një muaji do të kemi akoma një situatë të tillë paqësore siç kemi tani për sa i përket veprimtarisë epidemike,” tha Drosten.

“Në dy muaj, unë mendoj se do të kemi një problem nëse nuk i ndizni përsëri të gjithë sensorët e alarmit.”

Dorsten i bëri thirrje publikut të mbështesë autoritetet shëndetësore dhe të vazhdojë t’i përmbahet udhëzimeve për distancimin social. Ai iu referua shteteve jugore të ShBA-ve për të cilat tha se po përballeshin me një “situatë të tmerrshme” për shkak të lehtësimit të parakohshëm të karantinës.

Gjermania ka rifutur në karantinë mbi 360,000 persona ditën e martë pas shfaqjes së një vatre koronavirusi në një fabrikë mishi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!