Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur optimist se vaksina për koronavirusin mund të jetë gati nga fundi i 2020.
Të shtunën mbrëma ai u shpreh në Fox News: Ne jemi shumë të bindur që do të kemi një vaksinë nga fundi i vitit. Mjekët mund të thonë se nuk duhet t’i them këto. Unë do them çfarë mendoj… mendoj se do të kemi një vaksinë së shpejti.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara virtualisht nga njerëzit, Trump ka paralajm ëruar se si pasojë e koronavirusit mund të humbin jetën të paktën 100,000 amerikanë.
Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan e mohoi gjithashtu që administrata e tij të jetë përgjigjur shumë avash ndaj krizës së koronavirusit.
Deri më tani, më shumë se 67,000 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në SHBA. /abcnews.al/

