“Nëse kemi lehtësim të shpejtë të masave shtrënguese, vendet mund të kalojnë valë të 3 dhe të 4 të Covid-19”, kështu është shprehur Organizata e Botërore e Shëndetësisë.
Procesi i vaksinave nuk duhet të krijojë idenë se virusi është zhdukur, dhe në këtë mënyrë shtetet e prekura të lehtësojnë me shpejtësi masat e vendosura për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Eksperti i urgjencës i OBSH-së Mike Ryan në një konferencë online për situatë epidemiologjike, tha se disa vende do të përjetojnë valën e tretë dhe të katërt të Covid-19, nëse nuk do të tregohen të kujdesshëm, me heqjen e kufizimeve.
Brazili ka raportuar rekord të viktimave nga koronavirusi, ndërsa kjo javë ka sjellë kaos në sistemin shëndetësor, për shkak edhe të mutacioneve të reja që kanë prekur këtë vend, shkruajnë mediat e huaja.
“Ardhja e vaksinave është një moment shprese, por gjithashtu është edhe një moment ku ne, nuk duhet të humbasim përqendrimin”, shtoi më tej ai.
/abcnews.al/