Një mjek amerikan ka paralajmëruar qytetarët të hënën se situata e krijuar nga koronavirusi në vend do të përkeqësohet gjatë kësaj jave.
Për këtë arsye, Dr. Jerome Adams theksoi gjithashtu se amerikanët në të gjithë vendin nuk po e marrin kërcënimin seriozisht sa duhet.
Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij ai u shpreh:
“Unë dua që Amerika ta kuptojë se kjo javë do të përkeqësohet. Sëmundja po përhapet pasi shumë njerëz, sidomos të rinjtë, nuk po u binden urdhrave për të qëndruar në shtëpi dhe për të praktikuar distancim social. Në momentin që flasim, nuk ka mjaftueshëm njerëz që janë duke e marrë këtë seriozisht.”
Adams shtoi gjithashtu se të rinjtë po dynden nëpër plazhet e Kalifornisë ndërsa ka të tjerë që nisen drejt Uashingtonit për të parë lulet e pemëve që çelin çdo ditë.
Deri më tani, në SHBA numërohen 35,070 raste të konfirmuara me koronavirus. Prej këtyre, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 1,524 raste të reja. Sa i përket viktimave, numri total është 458, prej tyre 39 persona kanë ndërruar jetë orët e fundit. /abcnews.al/