Paralajmërimi i kreut të Kryqit të Kuq: Kriza e koronavirusit mund të nxisë një valë masive emigracioni

schedule15:37 - 24 Korrik, 2020

schedule 15:37 - 24 Korrik, 2020

Kreu i Kryqit të Kuq ka bërë një paralajmërim për efektin që mund të ketë kriza e koronavirusit në ekonomi dhe emigracion. Sipas Jagan Chapagain dëmi ekonomik në këtë rast mund të pasohet nga një valë e madhe emigracioni.

Chapagain, u shpreh se shumë persona të zhytur në varfëri mund të përballen me ekspozimin ndaj virusit apo edhe me urinë.

“Po shohim në mënyrë të shtuar në shumë vende, impaktin që kjo ka pasur në jetën dhe situatën e ushqimit,” u shpreh ai nga Gjeneva.

Chapagain, deklaroi për AFP se rritja e emigrimit të shtyrë nga dëshpërimi mund të pasohet nga tragjedi të tjera si vdekjet në det.

“Kostoja e mbështetjes së emigrantëve, gjatë tranzitit dhe natyrisht kur ata arrijnë në vendin e destinacionit, është shumë më tepër sesa të mbështesni njerëzit në jetesën e tyre, arsimin, nevojat shëndetësore në vendin ku jetojnë,” shtoi ai.

Kreu i Kryqit të Kuq paralajmëroi po ashtu se pabarazitë në aksesin e kujdesit shëndetësor mund të bëhen po ashtu shkak për emigrim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!