Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes me drejtorët e qarkut në Vlorë dhe Asamblenë e Partisë Socialiste, në një komunikim për mediat komentoi deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Dy ditë më parë Kim i rikujtoi kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa i bëri me dije se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë Shqipërinë, por janë udhëheqësit pala përgjegjëse.
Lexo edhe: Përplasjet për listat, Yuri Kim paralajmëron Bashën dhe Ramën: Jeni përgjegjësit!
Kryeministri Rama në një koment të shkurtër u shpreh se për ambasadorët flet në prezencë të tyre: “Për ambasadorët flas kur jam me ta”, tha Rama.
Sakaq Rama tha se Vlora duhet të ketë miliona turistë në dekadat e ardhshme. Por sipas tij ka ende pakënaqësi, dhe energjia e infrastrukturës do të tejçohet dhe në periferi apo komuna.
Lexo edhe: Rama pas përfundimit të mbledhjes: S’më ndan asgjë nga Vlora, besimplotë se do të fitojmë
“Sot dikush në periferi të Vlorës thotë dikush këtu asgjë s’është bërë. Më parë pritshmëria nuk ekzistonte, kurse sot ka pritshmëri. Mandati i 3-të për Vlorën do të jetë çuarja e infrastrukturës së energjisë brenda periferive dhe komunave. Ka shumë për të bërë, nuk është objektiv për Vlorën, por duhet që Vlora në dekadat e ardhshme të ketë miliona turistë”, theksoi Rama.