Paralajmërimi i John Kennedy-t për Republikën

schedule07:37 - 4 Janar, 2022

schedule 07:37 - 4 Janar, 2022

History Today

Marrëveshja e Kennedy-tshënoi një pikë kthese në Luftën e Ftohtë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sapo kishte firmosur një marrëveshje për çarmatimin bërthamor me Bashkimin sovjetik. Drejtuesit më të lartë ushtarakë amerikanë ishin më shumë se të zemëruar dhe paralajmëruan presidentin e tyre se kjo marrëveshje rrezikonte sigurinë kombëtare. Por ai e firmosi gjithsesi.

Për gjeneralët, kjo mund të quhej tradhti. Ata mblodhën një njësi të fshehtë luftarake për të rrëzuar presidentin. Një grusht shteti po organizohej; Republika Amerikane do të binte.

Komploti i filmit hollivudian “Shtatë ditë në maj” (1964) është, sigurisht, trillim. Por udhëtimi i tij në ekran është historikisht i rëndësishëm, sepse personi i cili e prodhoi atë film në vitin 1962 nuk ishte një manjat i Hollivudit, por dikush me edhe më shumë pushtet: Presidenti John F. Kennedy.

JFK fitoi më shumë famë si një playboy. Por ai ishte gjithashtu një lexues i zjarrtë, një zakon i formuar gjatë viteve të sëmundjes dhe qëndrimit të detyruar në shtrat. Presidenti parapëlqente historinë (ai ishte regjistruar në History Today) dhe romanet me spiunë, përcjell abcnews.al.

Kur në vitin 1962, në mes të mandatit të tij, ai mori në dorë një thriller të ri për marrjen e pushtetit të qeverisë amerikane nga ana e ushtarakëve, ai e lexoi me padurim.

Romani voluminoz, i shkruar nga Fletcher Knebel dhe Charles Bailey, u frymëzua pjesërisht nga ngjarjet e presidencës Kennedy. Knebel dhe Bailey ishin reporterë politikë. Ata filluan të shkruajnë “Shtatë Ditë në Maj: pasi intervistuan gjeneralin Curtis LeMay në prag të pushtimit të dështuar të Gjirit të Derrave të vitit 1961, kur SHBA-të zbarkuan rebelët anti-komunistë në Kubë për të rrëzuar Kastron nga pushteti.

LeMay fajësoi JFK për ndërprerjen e operacionit shumë shpejt, duke e akuzuar atë si ‘frikacak’. Sa më shumë që Knebel dhe Bailey hetonin, aq më shumë ata kuptuan se institucioni ushtarak dhe komuniteti i inteligjencës e përbuznin Kennedy.

Ndjenja ishte reciproke. JFK mori përsipër publikisht përgjegjësinë për dështimin. Sidoqoftë, ai ishte i tërbuar, dhe u betua se  në atë moment “nuk do të mbështetej asnjëherë tek ekspertët” dhe se “do të vëzhgonte gjeneralët”.

Së shpejti, një ngjarje do ta vinte në provë këtë vendim: kriza e raketave kubane. Për 13 ditë në tetor 1962, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin bllokuar në një ngërç për vendosjen e raketave të kësaj të fundit në Kubë.

Ajoqë luhej në këtë mes ishte diçka gjigante: lufta bërthamore mund të shpërthente çdo sekondë. Gjeneralët e nxitën Kenedin të bombardonte Kubën. Ngurrues për të shkaktuar një Luftë të Tretë Botërore, ai në vend të kësaj urdhëroi një bllokadë detare të ishullit. I tërbuar, LeMay i tha presidentit se ‘kjo qasje ishte pothuajse aq e keqe sa zbutja në Mynih’.

Megjithatë Kennedy këmbënguli në qëndrimin e tij, duke negociuar me sukses një zgjidhje diplomatike me BRSS. LeMay e konsideroi si ‘humbjen më të madhe në historinë amerikane’. Mendimi i JFK-së për ushtrinë u përkeqësua dhe më shumë. Qëndrimi i tyre gjatë krizës tregoi se ata përbënin një kërcënim për mbijetesën e njerëzimit. Ai i tha rrethit të tij të ngushtë se “ushtria është e çmendur’ dhe nëse ‘ne bëjmë atë, që ushtarakët dëshirojnë të bëjmë, askush nga ne nuk do të jetë gjallë ’. Nuk u desh shumë që Knebel dhe Bailey të imagjinonin një situatë në të cilën ushtria mund të nxiste një grusht shteti.

Mundësia e një grushti shteti – dhe kërcënimi i vetëvrasjes së tij ishte një nga bisedat më të shpeshta të Kennedy me miqtë e tij. Presidenti kishte një sens të errët humori dhe shpesh bënte shaka me ta.

Një ditë, ai thirri Chuck Spalding për t’i treguar se po shkruante një roman në lidhje me një grusht shteti të udhëhequr nga Zëvendës Presidenti Lyndon Johnson. Gjatë një vere në Cape Cod, Kennedy bisedoi me gruan e tij, Jackie, për të krijuar një film të shkurtër së bashku.

Vrasja e tij ishte tema kryesore. Presidenti ishte aktori kryesor, por zonja e parë mori detyrat e regjisorit. Ajo u tha agjentëve të Shërbimit Sekret se po filmonte një film në lidhje me vrasjen e presidentit, duke i kërkuar atyre të duken si të dëshpëruar.

Pjesa me e frikshme e filmit ishte  momenti kur  Kennedy  u qëllua dhe u shemb në tokë nga të shtënat.

Siç tregon historiani Thurston Clarke,  ky film tregonte fantazinë e Kennedy-t. Ai gjithashtu zbulonte frikën më të madhe të presidentit dhe gjithashtu frikën e përballjes me të. Kennedy mendoi se “ Seven Day in May” duhet të ishte një film. Arthur Schlesinger, një këshilltar presidencial, tha se Kennedy kërkonte që filmi të ishte një paralajmërim për gjeneralët.

Presidenti bisedoi me disa aktorë të Hollivudit dhe zbuloi që Kirk Douglas, ylli dhe producenti i Spartacus, kërkonte që romani i tij të ishte tashmë një film. I befasuar edhe i kënaqur nga kjo ofertë, Douglas bleu të drejtat e filmit  dhe i kërkoi John Frankenheimer, të ishte regjisor i filmit.

Për Kennedy, filmi përfaqësonte ‘një paralajmërim për republikën’.

Pjesë e filmit të tij ishin aktorë të njohur: Burt Lancaster luajti rolin e gjeneralit pas grushtit të shtetit, Ava Gardner e dashura e tij, Fredric March presidenti dhe Kirk Douglas një ushtarak.

Filmi u filmua gjatë verës së vitit 1963. Një skenë u xhirua përpara Shtëpisë së Bardhë. Pentagoni refuzoi lejet e xhirimeve por përsëri presidenti gjeti një mënyrë.

Ekipi ia doli të ishte brenda pentagonit; Frankenheimer fshehu një aparat fotografik brenda një furgoni ndërsa Douglas, i veshur si kolonel, eci në mënyrë të fshehtë në Pentagon, madje përshëndeti edhe një roje edhe askush nuk e njohu.

Gjatë xhirimeve, jeta reale duket se u përshtat me atë të filmit. Në korrik 1963 Kennedy  njoftoi se, ashtu si presidenti i trilluar në filmin e tij, ai kishte arritur një marrëveshje bërthamore me Bashkimin Sovjetik.

Sipas Kennedy kjo ishte marrëveshja e parë e kontrollit të armëve në epokën e Luftës së Ftohtë. Kjo marrëveshje hapi një proces paqeje me Bashkimin Sovjetik. Kryeministri britanik Alec Douglas-Home e konsideroi marrëveshjen “fundin e Luftës së Ftohtë”.

Megjithëse u ratifikua nga Senati i SHBA-së në Shtator 1963, traktati i Kennedy u kundërshtua fillimisht nga shumica e ushtrisë. Filmi i Kennedy u publikua në shkurt të vitit 1964 dhe u prit shumë mirë nga audienca dhe kritikët. Revista Variety e cilësoi filmin realist por edhe provokues.

Por çfarë mendoi John Kennedy për filmin që ai vetë kishte realizuar? Ai kurrë nuk e pa, pasi u vra tre muaj para publikimi të filmit./abcnews.al