Paraja, dashuria dhe karriera, astrologia Laura Bilali: Si do të jetë muaji gusht për 12 shenjat e Horoskopit

schedule11:20 - 28 Korrik, 2022

schedule 11:20 - 28 Korrik, 2022

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Laura Bilali. Ajo bëri parashikimin e Horoskopit për muajin gusht duke theksuar edhe si do të jenë këto ditë të nxehta vere për të gjitha shenjat, nga dashuria te ekonomia.

Dashi

Pjesa e punës ka për të qenë shumë e mirë te Dashi. Nëse për shembull, janë të papunë ose edhe të punësuar, oferta shumë të mira në aspektin e punës ose ngritje në detyrë do të kenë nga data 11 gusht e tutje. Nga data 20 gusht pritet të kenë takime romantike, ata që janë beqarë. Ndërsa ata që janë në një lidhje patjetër kanë për të pasur një udhëtim romantik.

Demi

Demi ka për të pasur më shumë qetësi. Kanë për të qenë më të përkushtuar më shumë përsa i përket karrierës. Demët kanë punuar për gjatë gjithë këtyre muajve për verën. Kështu që gushti mund të jetë pak sfidë për ta, por në shtator mund të fillojnë një jetë më të re.

Binjakët

Binjakët e kanë pak problem gushtin, në pjesën e fundit të gushtit faktikisht sepse kur hynë Mërkuri në rrotullim, për Binjakët pjesa e të zhvilluarit ka për të qenë shumë e zhvilluar. Njihen edhe si një ndër shenjat e Horoskopit që të zhvilluarit e kanë më të zhvilluar, aq shumë e kanë sa nuk dinë të përcaktojnë sendet e veta. E mira që është te Binjaku është që pjesa e dashurisë dhe familjare ka për të qenë shumë e ndritur. Kështu që në muajin gusht, Binjakët ndoshta nuk kanë për të pasur më shumë sukses në karrierë, por e rëndësishme është që kanë me u ndje shumë të përmbushur nga ana shpirtërore.

Gaforrja

Gaforret janë duke ecur me një energji shumë të mirë dhe pritet që kjo energji të vazhdojë deri në muajin dhjetor. Ç’ka është e mira te Gaforret është që pjesa e karrierës ka qenë shumë e mirë, por edhe shumë e larmishme. Pjesa e karrierës ka me vazhdu te Gaforret, veç duhet me pas pak kujdes për debatet në dashuri.

Luani

Luani ka muajin e vetë, është një nga shenjat më me fat për muajin gusht. E mira e Luanit është se e di se ç’ka do, edhe për shkak se ka Venusin në rrotullim, ana e dashurisë ka për të qene shumë e zhvilluar. Po ashtu pjesa e Jupiterit ka për të ndikuar tepër shumë. Ç’ka është e mira, që Luanët duhet të shprehin dëshira më 11 gusht kur është edhe hëna e plotë.

Virgjëresha

Virgjëresha ka për të pasur pak probleme në muajin gusht. Nuk është se ka me pas shumë fat, për shkak të pjesës më melankolike dhe ka për të ndikuar hyrja e Mërkurit në muajin gusht. Por e mira është se muajin shtator do ta kenë shumë të zhvilluar.

Peshorja

Peshoret kanë për të marrë shumë dhurata këtë muaj. Kanë energjinë e Venusit përreth, kështu që pjesa e anës romantike nuk ka për të munguar te Peshorja. Nga data 20 gusht, çdo Peshore ka me pas një ndryshim në aspektin e punës. Ky është në aspektin pozitiv. Kështu që në pjesën e karrierës nëse duan me arrit diçka, është mirë me rreziku pas datës 20 gusht.

Akrepi

Akrepi ka për të pasur energjinë më të mirë që mund ta ketë gjatë gjithë vitit dhe Akrepi në gusht. E mira është që zhvillimi i anës emocionale ka me qenë shumë i lartë, por në të njëjtën kohë, ana e dashurisë, ana e punës, ana familjare kanë për të qenë të ngritura. Kështu që mund të themi që Akrepi ka për të qenë në gjitha aspektet e jetës në një balancë të njëjtë. Këtë muaj është shumë mirë.

Shigjetari

Sugjerohet që Shigjetari të meditojë në muajin gusht për shkak se energjia është shumë e lartë dhe nganjëherë natyra më ambicioze që kanë dhe natyra, që janë më të revoltuar mund të ketë ndikim dhe mos ta dinë se çfarë duan. Hyrja e Venusit ka me ndiku në aspektin e dashurisë. Kështu që vendimet duhet me i marr pas datës 11 gusht.

Bricjapi

Te Bricjapi është e çuditshme se kanë pasur shumë arritje në aspektin e karrierës, ndërsa gushti mund të jetë më e lehtë në dashuri. Kështu që ai stabiliteti që kanë krijuar në punë, në familje, është mirë me u mbajt edhe me vazhdu me punu në aspektin e dashurisë. Sepse energjia në aspektin e dashurisë ka për të qenë më e larta e mundshme për komplet vitin.

Ujori

Ujori është një nga shenjat që janë më detajiste, duke përfshirë edhe Virgjëreshën. Por ata kanë një logjikë, e dinë se çfarë duan. Ndikim i lartë ka për të qenë Venusi te ata. Ana romantike nuk ka për të munguar, do të bëjnë një udhëtim. Në aspektin e karrierës, kanë për të nënshkruar një document nga data 25 deri në 31 gusht.

Peshqit

Janë natyrat më kreative. Kështu që pjesën e artit kanë për ta pasur shumë të zhvilluar. Ka për të ndikuar më shumë Jupiteri dhe do të kenë shumë fat. Pjesa e dashurisë ka për të qenë e lartë. Por në bazë të rrotullimit të planeteve, Peshqit kanë për tu vendosur në anën e karrierës dhe kreativitetit. Se ata ndikon shumë te moti, nëse ka shi janë më melankolik. Në muajin shtator do të jenë më të suksesshëm në dashuri./abcnews.al