Paradite e nxehtë, por mësoni çfarë ka rezervuar moti për pjesën e dytë të ditës së sotme

schedule07:07 - 20 Qershor, 2022

schedule 07:07 - 20 Qershor, 2022

Shqipëria

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Sipas MeteoAlb, parashikohet që mbrëmja dhe nata të ri-sjellin motin e kthjellët në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Republika e Kosovës

Republika e Kosovës deri në mesditë paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë por orët e pasdites do të sjellin  kalime vranësirash nëpër territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në zona të thella në veri të Kosovës. Ky stabilitet i atmosferës mbetet prezente edhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të paraqitet nën dominimim e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ndërsa pasditja do të sjellë vranësira më të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë. Orët e mbrëmjes do të sjellin sërish përmirësim të kushteve atmosferik duke ri-sjellë motin e kthjellët në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Europa veriore dhe ajo Qendrore do të paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe mini stuhi breshëri. Po ashtu, me vranësira të shumta dhe reshje të dendura shiu karakterizohen ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!