Paradite diell, pasdite shi dhe rrebeshe, parashikimi i motit për sot

schedule07:10 - 30 Maj, 2023

schedule 07:10 - 30 Maj, 2023

Shqipëria

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri; për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore verilindore – juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vijon nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, republika e Kosovës duke bërë që; mëngjesi të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ndersa pasditja do të sjellë, vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Kosovës. Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në Maqedoni, ku pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndersa orët e pasdites do të dominohen nga vranësirat dhe rrebeshet e shiut, herë pas here në formë shtrëngate ndersa mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe ndërpreje të reshjeve.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta ne, Skandinavi, Europën Lindore si edhe vendet perëndimore. Ndersa ishujt britanikë, gadishulli i Ballkanit si edhe Brigjet e Egjeut do të kenë herë pas here vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu dhe mini-stuhi të forta eree. /abcnews.al