Paradat gay, lakuriqësi? Arbana: Ke përditë në tv. Pastori: Më frikëson!

schedule18:31 - 18 Maj, 2021

schedule 18:31 - 18 Maj, 2021

Sa të ekzagjeruara janë paradat e komunitetit LGBT në botë? Pastori Akil Pano në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi tha se lakuriqësia e të ashtuquajturës parada e krenarisë është e frikshme. Deklaratë që ndezi një debat në studio duke marrë një reagim të menjëhershëm nga Sevim Arbana.

“Krenaria gay si paradë në vetvte e rrit dozën e homofobisë në masë. Unë mendoj që jetojmë në një komunitet, pra po flasim për Shqipërinë, që në rastin më të mirë është bashkëjetuese dhe në rastin më të keq është indiferente”, tha Akil Pano.

Ndërkohë Sevim Arbana replikoi me Pastorin duke nënvizuar se Parada e LGBTI është art dhe nuk mund të quhet amorale. Parada reklamon të drejtat e tyre.  Është në kërkim të drejtave më të mëdha. Ata janë kreativ, janë artistë. Unë kam marrë pjesë në shumë parade dhe janë elemente të artit”.

Në këtë moment ndërhyn Patori duke thënë se: Cili është arti i vërtetë lakuriqësia?

Arbana: Lakuriqëinë e kë çdo ditë në ekranet e televizorit madje tek ne është e tepruar. Ata janë si në karnavale.

Pastori: Por jo në dimensionet e paradave. Po pra si karnavale të zhveshura lakuriq, madje duke vendosur edhe penis, edhe vaginën, duke vendosur edhe kafshë. Kjo nuk është diçka që mua më bën të duartrokas. Kjo mua më frikëson.

Ndiqni debatin dhe përplasjet e opinioneve në kanalin tone në Youtube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!