Zyrtarët Kinezë dhe Rus qëndruan krah për krah me me Liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për të pare raketat më të reja bërthamore të prodhuar në këtë vend si dhe dronet sulmues, në paradën ushtarake që u mbajt në Penian.
Kryeqyteti I Koresë së veriut festoi mbrëmjen e të enjtes 70 vjetorin e përfundimit të luftës Koreane që njihet si “Dita e Fitores”.
Vizita e Ministrit Rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu I cili ndodhet Korenë e Veriut që prej mbrëmjes së të martës, është vizita e parë e një zyrtari të lartë ushtarak të Moskës në këtë vend që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Ndërsa Kina dërgoi anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste Li Hongzhong në Penian, vizita e pare e një zyrtatari Kinez kjo në Korenë e Veriut që pas nisjes së Pandemisë së Covid-19.
Parada e cila u kthye në një shfaqje force ku Koreja e Veriut i tregoi botës fuqinë e saj bërthamore nëpërmjet disa raketave të ndaluara nga Këshilli I Sigurimit në OKB, krahas aleatëve Rus dhe Kinez sjell një panorama të ndryshme nga ajo e disa viteve më parë.
Kjo pasi Pekinidhe Moska më herët kishin deklaruar se kërkojnë të jenë të distancuar nga Koreja e Veriut e cila po zhvillonte armë të reja bërthamore dhe po zhvillonte raketa të reja balistike.
Atë cfarë pamjet treguan mbrëmjen e të enjtes ishin Lideri Suprem I Koresë së Veriut Kim Jong Un, Ministrin Rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu si dhe zyrtari kinez Li Hongzhong të cilët të buzëqeshur dhe krah për krah njëri tjetrit treguan se mund të kthehen në një kërcënim për botën nëpërmjet një aleance e cila kërcënon me fuqinë e saj bërthamore./abcnews.al