Para se të sulmonte kopshtin rus ku humbën jetën 3 persona mes tyre dy fëmijë, autori kishte vrarë dhe fqinjin

schedule15:30 - 26 Prill, 2022

schedule 15:30 - 26 Prill, 2022

Një 26 vjeçar ka sulmuar me armë zjarri një kopsht këtë të martë në Rusi ku si pasojë kanë humbur jetën një edukatore dhe dy fëmijë.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë ishte 26-vjeçari Ruslan Ahtjamov, i cili para se të drejtohej tek kopshti kishte vrarë fqinjin e tij Aleksandër Dronin, 67 vjeç në rajonin e Ulyanovsk.

Mediat e huaja bëjnë me dije se trupi i pajetë i 67 vjeçarit është gjetur në afërsi të fshatit Veskajma. Sipas versionit paraprak, Akhtyamov vrau burrin, mori armën e tij dhe shkoi në kopsht ku nga të shtënat ka varë, edukatoren, dy fëmijë dhe më pas është vetëvrarë.

Ahtjamov jetonte në të njëjtën rrugë ku ndodhej kopshti Rjabinka, pikërisht përballë rrugës. Babai i Ruslan konfirmoi se ai shpesh shkonte me Dronin për të qëlluar në gurore. Nuk kishte lidhje me kopshtin.

Institucioni nuk kishte siguri, ishte instaluar vetëm një buton paniku. Sipas informacioneve paraprake, sulmuesi ka ardhur në kopsht me një armë të llojit IZ-27./abcnews.al