Paqueta i sinqertë: Milani? Asnjë hakmarrje, dua vetëm të luaj futbollin tim

schedule14:29 - 24 Tetor, 2020

schedule 14:29 - 24 Tetor, 2020

Mesfushori i Lyon, Lucas Paqueta, ka folur rreth aventurës së tij të re në Ligue 1. Braziliani u largua këtë merkato nga Milani, pasi nuk po gjente më hapësira në formacionin e Stefano Piolit. Lojtari shprehet se u mërzit kur u largua nga “San Siro”, por tashmë shpreson se ai do të rikthehet sërish në lojën e tij dhe të tregojë vlerat në fushë.

“Nuk kam asnjë dëshirë për hakmarrje dhe sot jam i kënaqur për këtë hap në karrierën time edhe pse ishte pak e dhimbshme. Kjo që më ndodhi është pjesë e jetës. Gjithsesi unë dua të rikthehem të luaj futbollin tim. Futbollin brazilian, futbollin e bukur”, deklaron 23-vjeçari për “L’Equipe”.

“Këtu ndiej energjinë e duhur për ta bërë diçka të tillë. Pozicioni i preferuar? E rëndësishme është që të luaj. Para apo pas në mesfushë, nuk ka rëndësi. Mbi të gjitha unë dua të sjell në ekip harmoninë në lojë, ashtu siç ma kërkoi Juninho”, mbyll Paqueta. /abcnews.al