Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Papa takon katolikët në Stamboll/ Ati i shenjtë: T’i shërbejmë dialogut ndërfetar

schedule12:32 - 28 Nëntor, 2025

schedule 12:32 - 28 Nëntor, 2025

Papa Leoni XIV po vijon vizitën e tij në Turqi dhe ndalesa e radhës ishte Stambolli, ku iu drejtua komunitetit katolik.

Ati i Shenjtë u prit me brohorima dhe duartrokitje në Katedralen e Shpirtit të Shenjtë të Stambollit, ku udhëhoqi një lutje me klerin katolik dhe murgeshat e Turqisë.

“Ju inkurajoj të dëgjoni, të shoqëroni të rinjtë, t’u kushtoni vëmendje të veçantë atyre fushave ku Kisha në Turqi duhet të shërbejë: dialogut ekumenik dhe ndërfetar, transmetimit të fesë te popullsia vendase dhe shërbimit baritor ndaj refugjatëve dhe emigrantëve”, thotë Papa Leoni XIV.



Ky është udhëtimi i parë i Papës amerikan jashtë vendit që prej marrjes së papatit në maj të këtij viti.

Ai do të përkujtojë 1700 vjetorin e një prej momenteve më të rëndësishme në Krishterim: takimin e peshkopëve në vitin 325 pas Krishtit që solli Këshillin e Nikeas.

Takimi ndodhi në një kohë kur kishat Lindore dhe Perëndimore ishin ende të bashkuara dhe sot katolikë, ortodoksë dhe shumica e grupeve historike protestante e pranojnë deklaratën e Këshillit, duke e bërë atë një pikë marrëveshjeje në Krishterim.

Si rezultat, kremtimi i kësaj ngjarjeje është një shenjë e rëndësishme në përpjekjen shekullore për të ribashkuar të gjithë të krishterët.

Leoni XIV mbërriti në Turqi të enjten, ku u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Ndalesa e tij e radhës është Libani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!