PAOK dhe Xanthi i shpëtojnë përjashtimit, Federata u zbret pikë që tani

schedule13:58 - 5 Mars, 2020

schedule 13:58 - 5 Mars, 2020

Skandal në Greqi! Federata Greke e Futbollit ka njoftuar ditën e sotme dënimin e dy klubeve. Bëhet fjalë për Paok-un dhe për Xanthi-n. Me anë të një postimi në “Twitter”, Federata ka publikuar dënimet respektive për të dy klubet.

Paok-u është dënuar me heqjen e shtatë pikëve nga klasifikimi, ndërsa Xanxhi-t do ti hiqen plot dymbëdhjetë pikë. Dënimi erdhi pasi të dy klubet kanë po të njëjtin president. Një gjë e tillë nuk është aspak e pranueshme sepse ka konflikt interesi dhe prishjes së garës.

Në ditët në vijim pritet një sqarim më i detajuar nga Federata. Paok renditet në vendin e dytë në renditje dhe heqja e shtatë pikëve do ta penalizonte në luftën për titullin kampion. Nga ana tjetër, Xanthi pozicionohet në vendin e nëntë dhe heqja e dymbëdhjetë pikëve do ta zbriste shumë poshtë në klasifikim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!