Pankartë kundër Zaniolos, tifozët e Romës ofendojnë rëndë italianin

schedule14:12 - 29 Janar, 2023

schedule 14:12 - 29 Janar, 2023

Çështja e Nicolo Zaniolo vazhdon të bëhet lajm në Romë. Pas goditjes së Mourinhos, edhe tifozët të klubit kryeqytetas shfaqën hapur inatin e tyre duke e sulmuar ashpër lojtarin italian.

“Zaniolo tradhtar m*ti pa nder!”, shkruhej në një pankartë të varur gjatë natës nga disa tifozë të Romës në urën përballë Koloseut. Ky është një veprim që vërteton qartë ndarjen e ultrasve dhe numrit 22 të skuadrës.

Zaniolo ka një muaj që ka shfaqur hapur gatishmërinë për t’u larguar nga klubi, duke dëmtuar marrëdhënien me të gjithë ambientin e “giallorossi”. Tottenham dhe Milan u tërhoqën për të nënshkruar me të. Bournemouth ishin të vetmit të cilët bënë ofertën zyrtare, por Zaniolo nuk e pranoi dhe kështu, drejtuesit e Romës i bënë të qartë lojtarit që nëse nuk pranon një ekip tani në merkaton e janarit, do të mbetet deri në fund të sezonit në stol./h.ll/abcnews.al