Paniku nga koronavirusi, mjekët: A duhet të lëvizin qytetarët me maskë në fytyrë

schedule21:42 - 26 Shkurt, 2020

schedule 21:42 - 26 Shkurt, 2020

Paniku nga koronavisuri është tema e sotme në “Byro politike” me Juli Xhokaxhi.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se fakti që nuk kemi ende një rast nuk do të thotë se s’do kemi. Ndërkohë, teksa rreziku është prezent, Pipero thekson se qytetarët me maska në rrugë i duket anormale.

Lidhur me këtë edhe mjeku Gent Stroni, sqaron se personi që mban maskën duhet të jetë ai që është infektuar në mënyrë që të mbrojë të tjerët. Ndërkohë që nuk përjashton se mbajtja e maskës është diçka e mirë dhe ky virus në njëfarë mënyre ka ndërgjegjësuar shqiptarët.

Mirëpo, sipas mjekit mbajtja e një maske nuk do të thotë se je i mbrojtur totalisht, pasi ka edhe rrugë të tjera për t’u infektuar.

Pëllumb Pipero: Fakti që nuk kemi nuk do të thotë se nuk do kemi. Ky virus është misterioz. Duhen masat parandaluese për të pakësuar numrin e rasteve. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitete të gatshme për të paranaluar një pandemi. Nuk kemi ende një vaksinë. Është shumë e rëndësishme që në varësi të numrit të popullsisë, është që të gjithë indikatorët janë që shumë shpejt mund ta kemi rastin e parë. Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi ao nuk kemi, do vijë apo nuk do vi.

Së pari ende nuk kemi një burim natyral nga ka ardhur. Akuzohen lakuriqtë, gjarpërinjtë. Sa kohë nuk kemi të zbuluar burimin e gjithë bota është në alarm. Nuk po gjendet rasti zero. Vazhdojën kërkimet në Itali dhe është hedhur edhe hipoteza që mund të jetë edhe autokton. Ende nuk po gjejmë një konsensus për periudhën e inkubacionit. Ende nuk dimë të gjitha rrugët e transmetimit nga njeriu te njeriu. Mbajtja e maskave në rrugët e qytetit më duket një gjë anormale.

Gent Stroni: Çështja e maskave është e vërtetë që është abuzaur dhe erdhi koha më në fund që të mbajnë maska në fytyrë. Por problemi është që ai që do mbajë maskën është ai që ka infeksion dhe do të mbrojë të tjerët. Për ato maska, sigurisht që kanë vlerën e tyrë për të bërë të mundur shmangien e infeksionist, por mos harroni që një person që është duke kollitur dhe e ke në distacë rreth 1 metër e gjysmë ti je i mbrojtur nga ai. Ajo që është vërtetuar se përhapja e virusit vjen nëpërmjet stërklave nga kollitja. Duke qenë se ne po diskutojmë që këto maska janë ato që do të bëjnë mbrojtjen. A do ishte mirë që në autubus të kishin maska, nuk është gjë e keqe që ti kenë, por problematike është se sa efektive janë këto dhe efektiviteti është në largësi dhe si ti e përdor maskën. Unë kam parë sot që vajza të reja që kishin maskën, dhe hundën jashtë, cfarë kuptimi ka kjo. Është kthyer në një tred kjo që njerëzit të kenë maska, por sa eficente është kjo. Ose vëre për tu mbrojtur ose mos e vër fare. Nëse ky person është ai që është i sëmurë, patjetër që edhe në këtë mënyrë do të ishte efikase. Por duhet që të vihet për një qëllim. Unë do thosha që për popullatën mbrojtja bën punë edhe maska kirurgjikaale, sigurisht nëse merr profesionale edhe më mirë. Por nuk do të thotë që ti u shmange nga ky virus, sepse e dië që ka edhe rrugë të tjera nga mukoza e zyve. Janë disa rrugë që na cojnë te infektimi.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!