Paniku nga koronavirusi, mbyllen 28 shkolla në Greqi

schedule08:12 - 3 Mars, 2020

schedule 08:12 - 3 Mars, 2020

Greqia ka marrë masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Mediat vendase raportojnë se së fundmi qeveria greke ka vendosur që të mbyllë disa shkolla në Athinë dhe Selanik.

Autoritetet kanë vendosur pezullimin e mësimit të 28 institucioneve arsimore deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu me vendim të ministrisë janë pezulluar edhe të gjitha udhëtimet shkollore të organizuara jashtë vendit, të paktën deri në 13 mars.

Pas vlerësimeve të fundit të rrezikut nga Agjencia Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësohet se rreziku i shpërthimit të COVID-19 në Greqi është i moderuar deri i lartë.

Duke marrë parasysh sa më sipër, Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Shëndetit Publik kundër koronavirusit COVID-19 rekomandoi pezullimin e shkollave që kanë grupe studentësh që janë kthyer nga udhëtimet e organizuara shkollore në zona me sëmundje të transmetueshme në Itali ose që mund të kenë pasur kontakt me persona të konfirmuara të koronavirusit./abcnews.al