Panik në Londër, të shtëna me armë zjarri në afërsi të një metroje

schedule19:22 - 24 Nëntor, 2017

schedule 19:22 - 24 Nëntor, 2017

Qindra persona u evakuuan në rrugën më të famshme tregtare në Londër pasditen e sotme, pas alarmit të dhënë për të shtëna armësh në këtë zonë. Për shkak të ditës së uljeve të mëdha të çmimeve, kjo zonë ishte mjaft e populluar nga qytetarë që bënin blerje të ndryshme. Mediat britanike raportuan se qytetarë të shumtë u pane të largoheshin në panik dhe duke bërtitur pas alarmit për të shtëna me armë zjarri. Por pas një kontrolli të imtësishëm të zonës, policia britanike deklaroi se nuk ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe as të dyshuar. Pasi mbërritën në vendngjarje, agjentët e trajtuan rastin si një ngjarje që lidhet me terrorizmin. Por më pas gjithçka u sqarua. Tashmë zona është hapur për kalimtarët. Megjithatë, aty vazhdon të ketë prezencë të lartë të forcave policore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!