Panik në Angli, personi i armatosur i vë zjarrin bankës

schedule23:41 - 11 Shtator, 2018

schedule 23:41 - 11 Shtator, 2018

Banorët e qytetit të Hallit, në Angli kanë përjetuar momente tensioni paraditen e së martës, kur një person i armatosur me hanxhar dhe bombë molotov i ka vënë zjarrin një banke në qendër të qytetit.

Qyteti i Hallit në Angli është zbrazur dhe rrethuar përkohësisht nga policia pas raportimeve se një person po përpiqej të sulmonte me bomba molotov dy banka. Agjentët u thirrën në qendër të qytetit pak pas mesditës pas sinjalizimeve se personi po sillej rrotull duke mbajtur në duar një hanxhar dhe një shishe me material të lëngshëm, që mendohet se ishte benzinë. Rreth orës 13:00 ai hyri në selinë e njërës prej bankave, në rrugën Mbreti Eduard, dhe ndezi materialin e lëngshëm që mbante me vete, duke shkaktuar një zjarr të madh. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje për menaxhimin e situatës, ndërsa ato të policisë izoluan zonën dhe shumë shpejt vunë në pranga autorin.

Nga incidenti nuk ka patur persona të lënduar, edhe pse forcat e rendit vijojnë të jenë të pranishme nëpër qytet dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin kalimin në zonën ku po kryhen ende hetime. Shefi i policisë lokale, Fil Uord ka thënë në një deklaratë se pavarësisht shqetësimeve të banorëve, ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me terrorizmin. Oficeri ka theksuar se ngjarja ka qenë vetëm një incident i izoluar dhe ka garantuar qytetarët se nuk ka më rrezik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!