Panik në ajër, merr flakë avioni me 347 pasagjerë

schedule17:03 - 22 Nëntor, 2019

schedule 17:03 - 22 Nëntor, 2019

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e rënda teksa një avion ‘Boeing Co 777’ i “Philippine Airlines” i nisur drejt Manilas, është përfshirë nga flakët.

Në pamje duket momenti kur njëri krah i avionit shpërthen në flakë, ndërsa thuhet se shkak ka qenë një defekt në një nga motorët. ‘Boeing Co 777’ është detyruar të rikthehet në pistën e Los Angeles. Sipas njërit prej pasagjerëve, katër goditje të forta u dëgjuan në kabinë pas ngritjes më pas motori “shpërtheu dhe u përfshi në flakë”.

Momenti i shpërthimit ka shkaktuar panik të pasagjerët, disa prej të cilëve pasagjerë filluan. Sipas përfaqësuesit të portit të ajrit, motori shpërtheu në flakë për shkak të një mosfunksionimi mekanik. Ndërkohë bëhet e dirat se asnjë nga pasagjerët në fluturim nuk u lëndua dhe se u transferuan në një aeroplan tjetër./abcnews.al

VIDEO