“Pandit i qenka shëruar goja”, debate mes Majkos dhe Alibeajt për financimin rus të PD: Bën mirë të shkosh te dentisti

schedule10:48 - 15 Shtator, 2022

schedule 10:48 - 15 Shtator, 2022

Fondet ruse për Partinë Demokratike janë bërë temë debati mes deputetëve në Kuvend.

Deputeti socialist Pandeli Majko kujtoi faktin se PD ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia dhe tha se ky është vetëm fillimi i kësaj çështjeje.

Ndërkohë, demokrati Enkelejd Alibeaj iu kundërpërgjigj, duke thënë se lajmi ishte i pavërtetë.

Debati:

Majko: Tema që po diskutojmë është shumë sensitive, bëhet fjalë për fondet e BE. Sot në kufijtë e 24 orëve, drejtuesit e PD, si ata që janë më zyra si ata pa zyra është konfirmuar lajmi se PD ka marrë 500 mijë dollar nga Rusia. Kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për ato antieuropiane. Para se ti kërkoni llogari Beqjas tonë, kërkojini llogari Beqjas tuaj. Dilni këtu dhe jepni llogari, ky është vetëm fillimi.

Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja. I vetmi që nuk duhet të fliste duhej të ishe ti. Di një gjë, që është e pavërtetë, është makinacion që e ka bërë ai që mungon sot, “Mother Jons-i”, i fmashëm. Prit dhe ca orë se do përgënjeshtrohesh, dhe kur të përgënjeshtrohesh, bën mirë të shkosh te dentisti.

Majko: Unë i respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zezë. Dua që të jetë kështu, që gjysmë milioni dollar nuk janë marrë nga PD. Ajo që keni diskutuar ju edhe midis vedit është një akuzë e cila dje është ripërsëritur. Unë uroj që zoti Basha të shkojë normalisht në SHBA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!