Pandemia, ul ndjeshëm numrin e vizitorëve në institucionet kulturore, MK: Humbje 90 % nga shitja e biletave

schedule18:00 - 2 Shtator, 2020

schedule 18:00 - 2 Shtator, 2020

Pandemia çon në kolaps financiar institucionet kulturore.

Rënia e vizitorëve në muze dhe parqe arkeologjike, për 6 muajt e parë të vitit bie me 90 përqind.

Ministria e Kulturës e përkthyer në terma financiare humbet rreth 68 milionë lekë për 6 mujorin e parë të këtij viti.

Ndërkohë që muaji korrik – gusht sipas statistikave shënon një rritje të numrit të vizitorëve në parqe arkeologjike dhe muze.

Institucionet e kulturës janë goditur rëndë nga pandemia, muzetë dhe parqet arkeologjike në vend, sipas të dhënave nga INSTAT  në 6 mujorin e parë të vitit kanë shënuar një rënie me 90 përqind.

Galeria Kombëtare e Arteve, si i vetmi institucion ku pasqyrohet historia e artit pamor, ka shënuar një tkurrje të numrit të vizitorëve.

Edhe Muzeu Historik Kombëtar, krahasuar me një vit më parë  shifrat, janë të largëta, por muajt korrik-gusht, duket sikur ka një rritje të lehtë.

Ndërkohë që Muzeu Historik Kombëtar, përgjatë vitit 2019 është vizituar nga 72. 613, persona  ku 44 mijë janë turistë të huaj.

“Kam zgjedhur të vizitoj Shqipërinë si një destinacion të ri të cilin nuk e njihja”, tregon një nga turistët e huaj.

Menaxherja e grupit të turistëve u shpreh se Tirana, por veçanërisht Muzeu ka ngjallur shumë interes tek ta, pasi nëpërmjet tij mëson të dhëna rreth vendit.

Po ashtu një tjetër turiste e cila ka zgjedhur të vizitojë vendin tonë është shprehur: “Është hera e parë që vij në Shqipëri, më pëlqen shumë si vend. Edhe pse jam 88 vjeç më pëlqen të vizitoj vende të reja. Tirana më pëlqeu shumë, tregoj kujdes ndaj pandemisë për shkak të moshës,. Por nuk kam frikë”, u shpreh ajo.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe Ministria e Kulturës për gjashtë muajt e parë të këtij viti, shënohet një bilanc negativ me 90% humbje, bazuar nga shitja e biletave.

Ndërkohë që Muzeu Historik Kombëtar, përgjatë vitit 2019 është vizituar nga 72. 613, persona ku 44 mije janë turiste të huaj.

Përkthyer në terma financiar humbja rezulton me rreth 90 për qind.

Pjesa më e madhe e të ardhurave nga biletat shkojnë për mirëmbajtjen.

Në 6-muaj nga rreth 79 milion lekë të ardhura për 2019-n, për 2020-n janë rreth 11 milion lekë të ardhura, humbjet rreth 68 milionë lekë.

Ndërkohë që  për muajin korrik sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës Parqet Arkeologjike janë vizituar nga 13, mijë e 564 persona, ndërsa Muzetë 10, mijë 171 persona.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!