Kombet e Bashkuara bënë me dije se përçarjet në shërbimet shëndetësore për shkak të pandemisë, po rrezikojnë jetët e miliona qytetarëve në botë.
30 vitet e kaluara janë bërë përparime në mjekësi. Ndërkohë vitin e kaluar rreth 5.2 milion fëmijë humbën jetën.
Sakaq drejtoresha ekzekutive e Unicef, Henrietta Fore theksoi se fëmijëve dhe veçanërisht nënave, në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme po u mohohet hyrja në spitale, për shkak se fokusi është kthyer më së shumti tek rastet me COVID-19.
“Pa investime urgjente për të përmirësuar shërbimet dhe sistemet shëndetësore, miliona fëmijë nën pesë vjeç, kryesisht të porsalindurit rrezikojnë jetën”, tha ajo.
Pjesa më e madhe mund të ndërpresë komunikimet me mjekët duke mos shkuar edhe në spitale, për shkak të frikës së COVID-19.
/abcnews.al/



