Në shtëpinë e fëmijës në Vlorë që nga fillimi i pandemisë janë ngujuar që me 13 mars 6 punonjëse, 4 kujdestare, një kuzhiniere dhe një sanitare, për tu kujdesuar për 24 fëmijët e moshës 3 muaj deri në 6 vjeç që ndodhen në këtë institucion.
Në një lidhje direkt për Abc News një nga edukatoret e ngujuar në këtë institucion është shprehur se fatmirësisht misioni i tyre është mbyllur me sukses dhe se me 1 maj ato ddo të zëvendësohen nga një tjetër grup shërbimi.
“Ka qenë një punë impenjative dhe uroj që ne ta kalojmë me sukses dhe gjithashtu uroj dhe grupin që do të na zëvendësojë të bëjë të njëjtën punë si ne. Kemi bërë çdo gjë që do të bënte nëna pasi këto janë fëmijë pa asnjë lloj mbështetje, kemi pasur dhe mbështetjen e mjekut në këtë punë. Gjithë kjo periudhë larg familjes ka qenë shumë e vështirë. Në datën 1 maj do të vij një grup i ri prej katër vetash që do të na zëvendësojnë”, është shprehur punonjësja e ngujuar. /abcnews.al