Pamje të rënda, momenti kur ushtari ukrainas vret pesë kolegët e tij dhe plagos disa të tjerë

schedule14:33 - 27 Janar, 2022

schedule 14:33 - 27 Janar, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë  këtë të enjte pasi një ushtar ka qëlluar për vdekje 5 persona dhe 5 të tjerë janë plagosur në një fabrikë ushtarake.

Ministria e Brendshme e Ukrainës në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se një pjesëtar i Gardës Kombëtare Ukrainase është ndaluar pas sulmit, në të cilin mbetën të vrarë katër ushtarë dhe një punëtor në qytetin lindor, Dnipro.


Ndër të tjera ministria thekson se nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë. Sipas ministrit ukrainas të Punëve të Brendshme, Denys Monastyrsky, një komision do t’i hetojë shkaqet që çuan në veprimin e ushtarit dhe do ta vlerësojë gjendjen mendore të tij, kur i ishte lëshuar leja për armë.

Ndërkohë në rrjete sociale është publikuar një video, ku ushtari shihet duke shtënë me armë të gjatë në drejtim të kolegëve në një dhomë të vogël. Njëri nga ushtarët e vrarë shihet u shtrirë me gjakderdhje të madhe nga koka./abcnews.al