FOTO/ Pamje nga vendi i ngjarjes: Kush është polici i ekzekutuar në Lezhë

schedule07:52 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 07:52 - 5 Dhjetor, 2020

Një efektiv policie është vrarë në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Gazetari i ABC Gjergji Figuri bën me dije se viktima quhet Xhulio Prela.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se trupi i tij është gjetur brenda një automjeti, ndërsa nuk dihet nëse ekzekutimi ka ndodhur në vendin ku u gjet efektivi, rreth orës 03:00.

I riu në këtë foto është Xhulio Prela, efektivi 26-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.

Xhulio Prela, 26-vjeç

Një vit më parë Xhulio Prela ishte futur në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, ndërsa vazhdonte studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të.

Ndërkohë  Policia njofton se Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

/abcnews.al/