Pamje ekskluzive të zyrës ku ndodhi sherri masiv në Dibër

schedule20:14 - 1 Shkurt, 2018

schedule 20:14 - 1 Shkurt, 2018

ABC News ka siguruar fotot ekskluzive të zyrës, ku u dhunua me sende të forta një pjesë e administratës së Bashkisë së Dibrës. Forcat e policisë kanë marrë në ruajtje Bashkinë, shtëpinë e kryebashkiakut Muharrem Rama dhe spitalin, ku ndodhet një prej të lënduarve nga konflikti.

Kjo është zyra, ku ndodhi sherri mes punonjësve të Bashkisë së Dibrës.

ABC News ka siguruar fotot ekskluzive pak më vonë pas sulmit. Këtu punon Drejtori i Burimeve Njerëzore, Drini Mataj, i ardhur nga Tepelena.

Konflikti me shkopinj beisbolli mes zyrtarëve ka shkatërruar gjithçka.

Një pjesë e dokumenteve që ndodheshin mbi tavolinë bashkë me pajisjet e punës jane dëmtuar.
Gjaku i plagëve të shkaktuara me sende të forta ka mbetur aty.

Ngjarja ishte e pazakontë. Shkaktarë të së cilës vetë kryetari i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama, bëri partnerët me të cilët bashkëqeveris, PDIU-në.
Nga sherri masiv me hunj dhe shkopinj beisbolli u dhunua një pjesë e administratës dhe përfunduan në spital 4 persona.

Për ngjarjen u arrestua nënkryetari i Bashkisë, Ernolt Cani dhe Bekim Bitri u shpall në kërkim.
Për Canin, gjykata e Dibrës dha të enjten masën e sigurisë arrest me burg.
34-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia nuk arriti të sigurojë informacionet e nevojshme për incidentin edhe pse kryetari i Bashkisë së Dibres qëndroi për rreth dy orë në drejtorinë e policisë pasi ishte deshmitar gjatë konfliktit.
Mësohet se efektivë të shumtë janë vendosur pranë shtëpisë dhe biznesit të kryebashkiakut.

Në Dibër ka shkuar për çdo rast edhe një grup i FNSH-s. Shërbime policore janë të pranishme edhe pranë Bashkisë dhe spitalit të qytetit, ku është ende njëri nga të plagosurit. Në zyrat e Bashkisë edhe pse të hapura, aty ndodheshin vetëm disa punonjëse femra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!