Pamje ekskluzive/ Polici i hoqi armën nga dora vrasësit të studentes

schedule19:55 - 24 Janar, 2018

schedule 19:55 - 24 Janar, 2018

Vrasësi i studentes 21-vjeçare Ariela Murati po mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave mjekësore. Mjekët japin pak shpresë. Plumbi me të cilin qëlloi veten në kokë i ka shkaktuar plagë të pashërueshme.

Një video e mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” në TV Klan tregon momentin menjëhere pas krimit.

Nga pamjet shihet se trupat e Aldison Belulajt dhe studentes së juridikut që ai i mori jetën, ndodhen ngjitur me njëri – tjetrin. Provë kjo, që sipas ekspertëve të kriminalistikës, tregon se menjëherë pasi ka shtënë mbi Arielën, ai ka qëlluar edhe veten.

Ka rënë përmbys me pistoletë në dorë. Në video shihet se si një efektiv i policisë i heq armën nga dora, ndërsa ai vazhdon të lëvizë.

Motra e Arielës dhe një shoqe e saj që ndodheshin aty, lëvizin të shokuara. Ndërsa 21-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend.

Tre ditë pas ngjarjes që ndodhi pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, mbi motivet e krimit janë hedhur versione të shumta.

Policia po heton mbi disa të dhëna se 23-vjeçari e ka përndjekur prej kohësh studenten dhe se vrasjen e kishte planifikuar, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë.

Tv Klan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!