Pamje dramatike, momenti kur roja bregdetare tenton të shpëtojë emigrantët në gomonen e mbytur

schedule15:35 - 26 Tetor, 2021

schedule 15:35 - 26 Tetor, 2021

Mediat greke kanë publikuar pamje nga operacioni për shpëtimin e gomones me 27 emigrantë së që u fundos sot në brigjet e Kiosit Si pasojë e kësaj ngjarje humbën jetën katër persona, tre prej të cilëve vajza të mitura. Një prej viktimave është një grua rreth 40-vjeç.

Ndërkohë një person është zhdukur, dhe aktualisht po punohet për gjetjen e tij. Ndërsa 22 të tjerë janë shpëtuar, mes të cilëve 14 burra, 7 gra dhe një fëmijë.

Gomonia u mbyt teksa po përpiqej të kalonte përmes ngushticës Kios-Çesme për të zbritur në brigjet e ishullit.  Sipas informacionit të rojës bregdetare gomonia ishte nisur nga bregdeti turk me një numër të lartë pasagjerësh në raport me peshën që ajo mund të mbajë.

Ky fakt i ndërthurur edhe me kushtet e pafavorshme të motit çoi në incidentin tragjik. Në momentin e ngjarjes asnjë nga pasagjerët nuk ishte i pajisur me jelekë shpëtimi. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!