Paloka: Lleshi të provojë se nuk është shërbëtor i Ramës

schedule12:48 - 6 Nëntor, 2018

schedule 12:48 - 6 Nëntor, 2018

Për opozitën, Sandër Lleshi do të jetë një tjetër ministër i Brendshëm shërbëtori i Ramës. Sipas nenkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, zëvendës ministri i Brendshëm duhet ta nisë punën me arrestimin e Vangjush Dakos, të cilin nr dy i PD-së e cilësoi si simboli i mazhorancës së blerjes së votave së bashku me krimin.

Me seancën plenare të së martës Parlamenti i hapi rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i kryeministrit Edi Rama. Kështu e gjykon gjysma tjetër që e ka braktisur sallën e vendim marrjeve. Nënkryetari i partisë demokratike tregon edhe të ardhmen  e Sandër Lleshit në detyrën e re.

“Fundi i të cilit do të jetë i njëjtë- shërbëtor i një kryeministri peng të krimit të organizuar. Sandër Lleshi nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar”.

Duke iu rikthyer denoncimit për ish kryebashkiakun e Durrësit, Edi Paloka I vë shenjën e barazimit zëvendës ministrit të ri me ministrin e dorëhequr.

“Sandër Lleshi nuk do ta luftojë krimin që ble vota për të, sepse Edi Rama e ka emëruar atje për të mbrojtur nga arrestimi i menjëhershëm Vangjush Dakon, simbolin e blerjes së pushtetit politik të Edi Ramës nëpërmjet krimit të organizuar”.

Demokratët thonë se ka një mundësi që t’i besojnë gjeneralit Lleshi.

“Sandër Lleshi e ka shumë të thjeshtë të provojë që sot se nuk është një kukull: ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos”.

Nëse nuk e bën këtë, edhe gjeneral Sandër Lleshi do të konsiderohet nga Partia Demokratike si bashkëpunëtor të krimit elektoral që qeverinë Rama në pushtet../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!