Pallati i dëmtuar nga tërmeti, protestojnë banorët në Durrës: Kërkojnë ekspertizë

schedule10:29 - 10 Gusht, 2020

schedule 10:29 - 10 Gusht, 2020

Kanë kaluar 8 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi jo vetëm qytetin e Durrësit.

Ditën e sotme banorët e një pallati në lagjen nr.5 në Durrës i dëmtuar nga tërmeti, kanë protestuar duke kërkuar përshpejtim të procedurave në lidhje me objektin.

Një pjesë e mirë e tyre shprehen se nuk kanë marrë as bonusin e qirasë dhe se pallati tashmë është i pabanueshëm.

Gazetari Leonidha Musaj tha për “ABC News” tha se lagja nr. 5 është një nga lagjet me të prekura pasi janë me dhjetëra pallate të klasifikuar të pabanueshëm dhe që pritet të shemben./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!