Pallati 12-të katësh dëmtohet nga tërmeti, 205 familje në qiell të hapur

schedule10:34 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 10:34 - 2 Dhjetor, 2019

205 familje banorë të lagjes 17 në  Durrës kanë mbetur në qiell të hapur. Këtë pallat prej 12 katesh, ndërtuar në vitin 2013 tërmeti i 26 nëntorit e ka dëmtuar rënde.

Policia i ka vënë shiritin e sigurisë ndërsa ekspertët ende nuk kanë ardhur peër ta vlerësuar. Banoret tregojnë se kanë paraqitur ankesat e tyre pranë bashkisë së qytetit por prej tre ditësh askush nuk është dukur për t’i thënë çdo të bëhet me apartamentet e tyre.

Gazetarja Ajgena Korbi bën me dije se banorët janë larguar nga tërmeti, ndërsa dëmtimet janë të shumta dhe shkallët e pallatit janë paaksesueshme pasi një pjesë e tyre janë shkëputur.

Banorët kanë zgjedhur të strehohen te fqinjët dhe të afërmit pasi nuk kanë pranuar të shkojnë në hotele nga frika e lëkundjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!